Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se u karakterizua me “izolim, sanksione, varfëri e ikje masive të qytetarëve”. Postimi i plotë: Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se u karakterizua me “izolim, sanksione, varfëri e ikje masive të qytetarëve”.
Postimi i plotë:
Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot.
Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat.
Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më.
Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona.
Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.
Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet.
Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm.
Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij.
Pesë vite me pushtet absolut.
Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë.
Jo më, A.K.
Tashmë nuk je më i pasprovuar. Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote.