Çitaku-Haxhiut: Nuk shantazhohemi nga Lista Serbe, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje të fshehtë e të ndyrë me ta
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar Albulena Haxhiut në lidhje me Listën Serbe. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lista Serbe nuk ka si ti shantazhoj ata pasi sipas saj nuk kanë bërë asnjë marrëveshje “të fshehtë e të ndyrë” me ta, siç thotë Çitaku as kundër veteranëve…

Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar Albulena Haxhiut në lidhje me Listën Serbe.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lista Serbe nuk ka si ti shantazhoj ata pasi sipas saj nuk kanë bërë asnjë marrëveshje “të fshehtë e të ndyrë” me ta, siç thotë Çitaku as kundër veteranëve e as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini. Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: