Çitaku: Fëmijët e Jasharajve kaluan në përjetësi, që kurrë më fëmijët tanë të mos e përjetojnë robërinë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, për nder të Epopesë së UÇK-së ka postuar një fotografi të veçantë të familjeve të familjes Jashari. Ajo ka vlerësuar se jetë dhe ëndrra e tyre janë këputur në mes nga forcat serbe. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ata u bënë dritë dhe…

Lajme

05/03/2026 09:40

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, për nder të Epopesë së UÇK-së ka postuar një fotografi të veçantë të familjeve të familjes Jashari.

Ajo ka vlerësuar se jetë dhe ëndrra e tyre janë këputur në mes nga forcat serbe.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ata u bënë dritë dhe jetë për të gjithë ne.

“Jetë e ëndrra të këputura në mes. Fëmijët e Jasharajve kaluan në përjetësi, që kurrë më fëmijët tanë të mos e përjetojnë robërinë. U bënë dritë dhe jetë për ne, amanet për lirinë që gëzojmë sot. Lavdi përjetë”, ka shkruar ajo.