Çitaku: Duhet të shkojmë te presidentja, jo për koalicione, por për zhbllokim të Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është zyrtarja e lartë e shtetit me legjitimitetin e plotë për të thirrur partitë politike në një takim, për të zhbllokuar situatën në të cilën është vendi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas Vlora Çitakut,  takimi tek presidentja dhe marrëveshja e partive politike për emrin e një kandidati që do…

Lajme

08/05/2025 22:32

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është zyrtarja e lartë e shtetit me legjitimitetin e plotë për të thirrur partitë politike në një takim, për të zhbllokuar situatën në të cilën është vendi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Vlora Çitakut,  takimi tek presidentja dhe marrëveshja e partive politike për emrin e një kandidati që do të mund t`i siguronte 61 vota për tu bërë kryeparlamentar, është më se i nevojshëm në këtë kohë.

“Fillimisht Presidentja e vendit, jo për t`ia hedhë topin njëri-tjetrit, por me të vërtet me Kushtetutë e ka obligim që të ndërhy në situata kur institucionet e Republikës së Kosovës, cenohet dhe nuk funksionojnë. Meqë Albin Kurti ka refuzuar që të takohet me në të tjerët në ftesën e Lumir Abdixhikut, ne duhet të shkojmë te presidentja. Po ajo e ka për detyrë më shumë se kushdo tjetër, është institucioni i vetëm legjitim sot në Kosovë. Sot Kosova nuk ka as qeveri legjitime, as kuvend funksional”, tha Çitaku në klankosova.

“Nëse na fton presidentja, ne shkojmë për të zhbllokuar institucione, jo për ndërtuar koalicione, ngjashëm siç kemi shkuar në takim edhe me Kurtin. Të gjitha subjektet politike bashkërisht duhet të bëjnë përpjekje serioze për të gjejnë një emrin që do të siguronte 61 vota. Kurti e din që emra të tillë ka, por kam përshtypjen që ende nuk po e ndjenë mjaftueshëm peshën e përgjegjësisë që e ka”,tha Çitaku.