Çitaku: Dimal Basha është përfaqësuesi më tipik i Vetëvendosjes

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për Dimal Bashën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se Basha është njeriu që përfaqëson më së miri Lëvizjen Vetëvendosje. “Kryetar i Kuvendit ka qenë Jakup Krasniqi, ka qenë Kadri Veseli, ka qenë Nexhat Daci, mirëpo…

Lajme

19/09/2025 23:20

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për Dimal Bashën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se Basha është njeriu që përfaqëson më së miri Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kryetar i Kuvendit ka qenë Jakup Krasniqi, ka qenë Kadri Veseli, ka qenë Nexhat Daci, mirëpo këtë degradim në Kuvendin e Kosovës e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje.”

“Dimal Basha është zgjedhja e tyre, ai është përfaqësuesi më tipik i Lëvizjes Vetëvendosje,” u shpreh Çitaku.