Ç’instaloni këtë aplikacion për të kursyer 20% të baterisë së telefonit

Rruga më e mirë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së telefonit është që të çinstaloni Facebook-un.

Auto & Tek

04/02/2016 14:29

Facebook është aplikacioni që përdoret më së shumti nga përdoruesit dhe fatkeqësisht edhe njëri prej shpenzuesve më të mëdhenj të baterisë suaj.

Duke fshirë Facebook-un nga telefoni, jetëgjatësia e telefonit do të zgjatet me 20% dhe aplikacionet e tjera do të hapen më shpejtë.

Për ata që çinstalojnë aplikacionin e Facebook-ut, mund ta hapin rrjetin social duke përdorur shfletuesin e telefonit. Ndërsa aplikacionin Messenger mund ta mbani, pasi nuk harxhon shumë bateri.