Cindy Marina shpallet fituese e “Miss Universe Albania 2019”

Mbrëmë u mbajt "Miss Universe Albania 2019".

ShowBiz

08/06/2019 08:59

Cindy Marina është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania”, shkruan lajmi.net.

Marina është njëherësh pjesë e ekipit të femrave të Kombëtares së Shqipërisë në volejboll, sport të cilin e ka ushtruar prej vitesh.

Gara ishte e ngushtë mes vajzave që po konkuronin në “Miss Universe Albania”, por kurorën e më të bukurës e mori Cindy.

Më poshtë mund ta shihni një video nga momenti i shpalljes së Cindy Marinës, “Miss Universe Albania 2019”. /Lajmi.net/

YouTube player