Çiljeta pranon lidhjen me portierin e Partizanit: I dashuroj sytë e tij

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha kanë qenë dyshja më e komentuar kohët e fundit në media përsa i përket lidhejs së tyre.

ShowBiz

05/11/2016 10:10

Prej muajsh është shkruar se Çiljeta dhe Albani janë më shumë se miq por nga ana e tyre nuk ka patur asnjë konfirmim për këtë lidhje.

Ditën e djeshme Çiljeta ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod” ku ka pranuar më në fund se është në një lidhje me portierin e Partizanit. Këngëtarja e njohur ka treguar se me Albanin ishte dashuri me shikim të parë.

Çili ka pranuar se ajo që dashuron më shumë prej tij janë pikërisht sytë. /Blitz