Cili është personaliteti juaj sipas mënyrës së ecjes
Mënyra e ecjes ju tregon personalitetin tuaj.
Fun
Bazuar në disa studime të bëra nga Caleb Backe, thuhet se personaliteti i njeriut mund të shikohet edhe nga mënyra e të ecurit. Stili i ecjes tuaj, shpejtësia dhe shumë gjëra të tjera i ndajnë kategoritë e personaliteteve të njeriut, transmeton lajmi.net.
- Stili ekzekutiv, ju normalisht ecni shumë shpejtë dhe të fokusuar. Kokën lart dhe në mendime, zakonisht nuk i shikon të tjerët përreth.
- Nëse jeni korrigjues, zakonisht ecni me hapa të vegjël duke i shmangur kontaktet me sy me personat përreth teje. Kjo sepse korrigjuesit janë të qetë dhe të ngurrët.
- Nëse jeni politikane, ju ecni drejtë me kokën lart, gjoksin para dhe krahët mbrapa. I shijoni sfidat dhe mësoni shumë nga eksperiencat e reja, por mund të mërziteni shpejtë.
- I brengosur. Nëse keni stilin e të ecurit si i brengosur, ju ecni shumë ngadalë, i mbani sytë poshtë duke shikuar tokën, të brengosurit pretendojnë të jenë introvert dhe në mendime.
- Stili i ecjes në mënyrë të relaksuar. Ata që kanë këtë stil ecje,ecin ngadalë dhe në paqe me trupin e tyre. Pretendoni më shumë ti shikoni të tjerët dhe ndoshta mund të duket sikur keni humbur teksa po ecni.
- Stili i ecjes duke bërë “shfaqje”. E shijoni vëmendjen e të tjerëve, nëse bënë pjesë në këtë grup të personave, ju mbani kokën shumë lartë dhe shpatullat mbrapa duke qenë më të fokusuar tek vetja.
- Mbështetës. Mbështetësit janë shumë dëgjues të mirë, janë besnik dhe thjeshtë një thirrje nga personi i zemrës do ua ndriçojë ditën. /Lajmi.net/