Cilësia e ujit të pijes pas vërshimeve: IKSHPK tregon qytetet në të cilat mund të pihet dhe në të cilat jo
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një përditësim mbi situatën me ujin e pijshëm në vend, pas situatës së rëndë të shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit. IKSHPK thotë se në rajonin e kryeqytetit “cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara”. Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një përditësim mbi situatën me ujin e pijshëm në vend, pas situatës së rëndë të shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.
IKSHPK thotë se në rajonin e kryeqytetit “cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara”.
Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në Vragoli dhe Miradi të Poshtme.
Përditësimi i IKSHPK-së për situatën me ujin e pijshëm në vend:
Situata me ujin e pijshëm – 12 janar 2026
Rajoni i Prishtinës
Në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë. cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.
Në Drenas/Bivolak, fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.
Në Lipjan dhe Kuzmin, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.
Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Mitrovicës
Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.
Rajoni i Ferizajt
Në qytetin e Ferizajt, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë paraqet nivel të lartë turbullire; për këtë arsye, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Gjilanit
Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum.
Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.
Në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara.
Rajoni i Pejës
Në qytetet Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
Në Junik, uji është brenda standardeve.
Në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për qëllime teknike.
Rajoni i Gjakovës
Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.
Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.
Suharekë ende është problem furnizimi në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Pjesa tjetër e furnizimit përmes KRU Hidroregjioni Jugur vijon normalisht.
Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.
Në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.