Cilat pozita kualifikohen në Botërorin 2018 nga grupi i Kosovës?
Kosova tashmë i di kundërshtarët e kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror, por si janë gjasat që të kalohet grupi?
Sport
Përfaqësuesja e Albert Bunjakut, është renditur në Grupin I, ku ka përballë Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.
Realisht, gjasat për kalimin e grupin janë shumë të vogla, për shkak se niveli i kundërshtarëve është dukshëm më i lartë, përcjellë “Lajmi.net”.
Në “Rusia 2018” kualifikohet direkt skuadra e parë e grupit, ndërsa e dyta shkon në barazh.
Pos vendimit për grup, UEFA vendosi edhe që të parandalojë ndeshjet mes Kosovës dhe Serbisë ose Bosnje e Hercegovinës, për çështje sigurie.