Cilat janë idetë më të mira të dhuratave për festat e fundvitit?

A i ke blerë dhuratat akoma? Ja disa ide që do iu ndihmojnë!

Lifestyle

02/01/2021 12:36

Ky fundvit po që ka qenë sfidues kur bëhet fjalë për dhurata, sidomos duke marrë parasysh se shumë persona kanë pasur vështirësi financiare këto kohë, shkruan lajmi.net.

Por edhe për ata që nuk janë prekur financiarisht, mund të jetë e vështirë që të gjeni një dhuratë të duhur për të dashurit tuaj.

Festat e fundvitit janë periudha më festive e të gjithë vitit, edhe pas një viti kaq të vështirë, të gjithë dëshirojmë të bëjmë dhurata dhe të pranojmë ato. Magjia e festave të fundviti është ndryshe nga çdo gjë tjetër.

Momentet që ndajmë me të dashurit tonë në tryezën e krishtlindjeve ose vitit të ri janë diçka që mbahet mend për mot.

Nganjëherë zgjedhja më e mirë është të blini pikërisht atë që një person do më së shumti, por në rast se nuk e keni idenë se çfarë një person mund të dëshiroj, atëherë ne kemi mbledhur disa ide për juve që të ua lehtësojmë punën.

Enë kuzhine – Kjo mund të jetë një ide shumë e mirë për gratë, sepse s’ka asgjë që e bën një grua më të lumtur se setet e reja të enëve!

Bluza me temë festat e fundvitit – Është një dhuratë shumë e lezetshme, sidomos nëse blini bluza të njëjta për të gjithë familjen me temë festive, shkruan lajmi.net.

Album me fotografi – Shumë persona mund të iu mbushen sytë me lot nga kjo dhuratë, sepse të gjithë ndihemi nostalgjik kur shohim momentet më të bukura me dikë të kapura në një album fotografish.

Veshje dimri – Duke marrë parasysh se fundviti është i shoqëruar me të ftohtin, një pallto, një bluzë, apo çfarëdo veshje e ngrohtë mund të ngrohë edhe zemrën e tyre e jo vetëm trupin.

Shall – Disi ka një efekt të të bëjë të mendosh për personin që ta ka dhuruar shallin, sa herë që e mbështjellë rreth qafës tënde.

Makijazh – E çfarë mund të kërkoj një femër më shumë? Të gjitha e duan makijazhin, varësisht nga buxheti që keni në dispozicion, ju mund të bëni një dhuratë më të vogël duke përfshirë p.sh. buzëkuq, shkëlqyes, paletë me hije për sy etj.

Produkte për përkujdesjen e lëkurës – Kujdesi për lëkurën është mjaftë i kushtueshëm, shkruan lajmi.net. Një set me produkte të përkujdesjes si p.sh. maska fytyre, scrub, krema dhe vajra esencial do të jetë një dhuratë mjaftë e këndshme.

Parfum – Një parfum mund të duket një dhuratë paksa më romantike, por jo doemos. Të gjithëve na pëlqen të mbajmë aromë të mirë, e aq më shumë kur është dhuratë nga dikush i dashur për ne.

Orë – Kjo mund të jetë një dhuratë paska më e kushtueshme, por ja vlen patjetër. Është një dhuratë shumë elegante dhe e bukur.

Byzylyk apo varëse e personalizuar – Qoftë për një familjar, prind, mik, apo të dashur, varëset e personalizuara janë diçka shumë e lezetshme si dhuratë.

Giftcard – Nëse asgjë tjetër nuk iu duket tërheqëse, gjithmonë mund të bëni një giftcard për dyqanin e preferuar të personit, ku ata do mund të shkojnë dhe të zgjedhin vetë se çfarë duan të marrin me shumën që ju veçse keni parapaguar, shkruan lajmi.net.

Libër – Për të gjithë dashamirësit e librave, kjo po që është dhurata më e mirë që mund të iu bësh. Nëse një libër të duket pak, gjithmonë mund të marrësh më shumë!

Një shishe e shtrenjtë verë – Kjo mund të mos jetë një zgjedhje e mirë për dikë që është më i ri në moshë, por për dikë që di të pijë me përgjegjësi, gjithsesi!

Lojëra tavoline – Lojërat e tavolinës nuk janë diçka që përdorin vetëm fëmijët, të gjithëve na pëlqejnë ato. Mund t’i bëni gjërat më interesante duke përfshirë ndonjë lojë që ka për qëllim të dehë gjithë lojtarët!

Libër me receta – Dhurata më e këndshme për nënat, sidomos ato që janë të dhëna pas kuzhinës, shkruan lajmi.net. Gjithashtu mund të jetë dhurata e duhur për mikun tuaj që nuk ia ka idenë fare gatimit.

Filxhan i personalizuar – Qoftë një fotografi, një shaka mes jush, kafsha e tyre shtëpiake, apo çfarëdo, kjo është një dhuratë paksa qesharake por shumë e bukur.

Albumin e preferuar me këngë – Nëse personi që doni t’i bëni dhuratë është i dhënë pas muzikës, atëherë kjo është përgjigja juaj.

Këmishë – Të gjithave iu pëlqejnë këmishët, mund të zgjidhni diçka më elegante ose edhe ndonjë këmishë që jep përshtypjen punk/ rebel më shumë.

Kravatë – Ajo mund të jetë diçka solemne, ose diçka me figura qesharake. Nëse është për të dashurin tuaj, mund ta përdorni edhe në dhomën e gjumit për një apo dy gjëra tjera…

Çorape të ngrohta – Çorapet e bukura dhe të ngrohta po që janë një dhuratë e këndshme për këto ditë dimri.

Sheqerka, karamele dhe çokollatat e preferuara – Për të gjithë ata që kanë një dobësi për ëmbëlsirat, një kuti plotë e përplot me sheqerka është definitivisht zgjedha më e ëmbël.

Të brendshme – Këtë mund të ia bëni të dashurit ose të dashurës, por edhe miqve tuaj të dashur, shkruan lajmi.net.

Arushë pelushi – Një dhuratë shumë e lezetshme për të rritur dhe fëmijë. Është fakt shkencorë që personat që flenë me një arushë pelushi janë më pozitiv dhe të lumtur.

Tabelë me mbiemrin e familjes – Kjo është zgjedhja perfekte për një çift të ri, ose edhe për kryetarin e familjes tuaj.

Jastëk të personalizuar – Ku ka më bukur se të shtrihesh në shtrat, dhe të vësh kokën në jastëkun me fotografinë tënde dhe të dashurit tënd? Kjo po që është romantike.

Ditarë me kujtimet tuaja së bashku – Fotografitë janë diçka e veçantë, por a keni lexuar ndonjëherë perspektivën e dikujt tjetër për kujtimet tuaja më të bukura? Ju po që duhet ta provoni këtë!

Mbajtëse e çelësave e personalizuar – Secili person mbanë çelësa, por shumica nuk përdorin mbajtëse të bukura ose të veçanta, shkruan lajmi.net. Ky është rasti juaj të dhuroni diçka që mund të iu nevojitet dhe as ata vetë se kanë kuptuar!

Hajmali fatsjellëse – Shumë legjenda anë e mbanë botës thonë se hajmalitë fatsjellëse janë një dhuratë shumë e bukur. Edhe nëse është vetëm një mit, kjo do ta bëjë personin tuaj të dashur të ndihet më me fat dhe pozitiv ndaj situatave të vështira.

Zmadhues zëri me Bluetooth – Kjo po që është dhurata e duhur për mikun tuaj që ka qejf të ia plasë zërin muzikës! Netët tuaja me miq sigurisht që do të bëhen më fun.

Çantë – Zonjushat i duan shumë çantat, asgjë nuk do të të ndreqë natën sikur një çantë e re.

Çokollata të bëra vetë – Një ide shumë romantike për të gjithë ata që i pëlqejnë punët e dorës dhe kuzhinën. Mund të jetë dhurata e duhur për të shprehur dashurinë simpatisë tuaj…

Këto janë disa prej ideve më të mira që ne kemi për të ofruar, shpresojmë që sado pak të kenë lehtësuar zgjidhjen tuaj për këtë fundvit.

Shumica e tyre janë diçka mjaftë ekonomike dhe e përballueshme, duke marrë parasysh që jemi në një vit të vështirë, por këto po që do të jenë dhurata të këndshme për personat tuaj të zemrës… /Lajmi.net/