Cikalleshi i zhgënjyer pas barazimit të Shqipërisë ndaj Islandës: Jam gati të tërhiqem nga kombëtarja
Shqipëria bëri edhe një hap fals sot. “Kuqezinjtë” barazuan ndaj Islandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Sokol Cikalleshi, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në duelin ndja Islandës, nuk i kurseu kritikat pas barazimit dramatik në “Air Albania”. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh: “Nuk ka mundësi, jemi…
Sport
Shqipëria bëri edhe një hap fals sot.
“Kuqezinjtë” barazuan ndaj Islandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve.
Sokol Cikalleshi, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në duelin ndja Islandës, nuk i kurseu kritikat pas barazimit dramatik në “Air Albania”. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh:
“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, është një moment “JO”, përballë një ekipi me 10 veta. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëz përkatës.
Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër. Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë. Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, u shpreh Cikalleshi për “TV Klan”. /Lajmi.net/