Cikalleshi arsyeton humbjen: Portieri i Polonisë ishte shumë i mirë

Sokol Cikalleshi ka komentuar humbjen ndaj Polonisë. Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje kualifikueset për në Kampionatin Evropian ndaj Polonisë, duke u mposhtur 1:0. ‘Kuqezinjtë’ kishin mundësi të barazonin pse jo edhe të fitonin, por portieri Wojciech Szczesny ishte vendimtar, transmeton lajmi.net. Ai bëri disa super-pritje, duke ia mohuar golin kombëtares shqiptare. Pas ndeshje…

Sport

27/03/2023 22:01

Sokol Cikalleshi ka komentuar humbjen ndaj Polonisë.

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje kualifikueset për në Kampionatin Evropian ndaj Polonisë, duke u mposhtur 1:0.

‘Kuqezinjtë’ kishin mundësi të barazonin pse jo edhe të fitonin, por portieri Wojciech Szczesny ishte vendimtar, transmeton lajmi.net.

Ai bëri disa super-pritje, duke ia mohuar golin kombëtares shqiptare.

Pas ndeshje ishte Cikalleshi ai që tha se portieri i Juventusit tregoi paraqitje shumë të mirë dhe nuk lejoi të tundej porta e tij.

“Sot kemi hapur faqe të re. Me shpirtin që kemi treguar sot, besoj se i kemi bërë shqiptarët që të ndihen mirë. Portieri i Polonisë është shumë i mirë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kemi sakrifikuar shumë në këtë takim. I pritëm në mesfushë dhe na shkoi mirë. Pësuam një gol nga gjysmë rasti. Përvec atij rasti, Polonia nuk pati ndonjë rast tjetër. Gol nuk na deshi sot, as mua, as Uzuni as Asllanit”, u shpreh ai./Lajmi.net/