Çifti pranoi gabimisht 108 mijë euro në llogarinë bankare

Çfarë do të bënit nëse aksidentalisht do i pranonit 120 mijë dollarë (108 mije euro), në llogarinë bankare.

Fun

11/09/2019 08:43

Për shumë njerëz, duket si një ëndërr e bërë realitet, por nëse i keni thënë vetës të i shpenzoni, mund të mendoni dy herë, pasi të dëgjoni që ky çift nga Pensilvania e Amerikës është akuzuar për vjedhje pikërisht pasi që kanë pranuar këtë shumë aksidentalisht dhe i kanë shpenzuar ato.

Robert dhe Tiffany, janë të dy në borxh pasi që kanë shpenzuar 120 mijë dollarë dhe po ashtu gjenden në burg pasi që kanë pranuar këtë shumë gabimisht dhe çifti menjëherë ka vepruar pa menduar dy herë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Çifti u paraqit në gjykatë të martën e kaluar pasi që brenda dy javëve kanë shpenzuar ato para, duke shkuar në pushime, duke blerë makina, duke u bazuar në bazë të një raporti nga “New York Post”.

Në vend që të kontaktojnë bankën e tyre pasi kanë parë këtë gabim, ata jetuan jetën në luks. Pasi që banka kanë zbuluar gabimin, ata kanë tentuar të kontaktojnë çiftin, por ata nuk u lajmëruan dhe që nga ajo ditë ata kanë qenë të përndjekur, e deri më tani kur ata janë në burg dhe po përballen më këtë çështje. /Lajmi.net/