Çifti i famshëm i Facebookut

23:52 | 26 Prill 2014

Foto / Facebook

Kohëve të fundit, në Kosovë, në rrjetet sociale janë bërë \”trend\” faqe të çifteve të ndryshme, që ndajnë jetën e tyre të lumtur me të tjerët, duke inspiruar shumë njerëz. I tillë është edhe çifti \”Ardiana & Alban\”, të cilët janë bërë jo pak të famshëm në Facebook.

Po të futesh në faqen e tyre në Facebook, duke parë sa \”Like\” e komente marrin, do të të bëhet përshtypja se je në ndonjë faqe të ndonjë personi të famshëm/rëndësishëm. Epo në fakt, të tillë janë edhe ata tani.

Nëse i lexoni komentet me vëmendje, do e vëreni se Albani e Ardiana jo pak inspirojnë persona të shumtë gjithandej.

Të kontaktuar nga lajmi.net, tregojnë se janë takuar përmes motrës së Adrianës. Gjithashtu, ata flasin edhe për idenë e hapjes së kësaj faqeje.

\”Ideja për hapjen e faqes ishte e Albanit. Kjo vetëm pasi që dëshironim që fotot tona të i postonim në një vend të përbashkët. Pra, në këtë faqe, ne pak a shumë tregojmë përditshmërinë tonë\”.

\”Është ndjenjë shumë e mirë kur dikujt i bënë përshtypje ajo që ne postojmë\”, thonë më tej ata.

Nuk të duhet shumë kohë që ta kuptosh se ky çift kalon momente shumë të mira, dhe ka një jetë të lumtur. Këtë na e vërtetuan në bisedë.

\”Padyshim që ne po kalojmë shumë mirë së bashku dhe kemi dashuri të pastër dhe të sinqertë për njëri-tjetrin. Lidhja po ecën shumë mirë dhe të ardhmen e shohim pranë njëri-tjetrit\”.

Një famë e tillë e fituar mund të ketë ndikuar apo do të mund të ndikojë në lidhjen e tyre. Të pyetur për një gjë të tillë, ata u përgjigjën:

\”Nuk mendojmë se kjo famë do të ndikojë në ndonjë mënyrë a tjetër për të ardhmen tonë. Nëse ne nuk do të duheshim, nuk besojmë se \”Liket\” e komentet do e mbanin lidhjen tonë të gjallë. Por, sigurisht se na bëhet qejfi kur lexojmë komente të mira\”.

Pastaj u kap edhe njëherë tema e hapjes së faqes dhe faktit se sa u mbështet një gjë e tillë nga të afërmit e tyre.

\”Hapja e faqes ka rrjedhur shumë spontanisht, e nuk ka qenë aspak e planifikuar që të rritet kaq shumë. Të afërmve tonë sigurisht se iu ka pëlqyer shumë kjo gjë, fundja, kush nuk do donte të shihte dashuri të lumtur midis dy personave\”.

\”Faqen e menaxhojmë të dytë cilido që ka kohë. Sa i përket komenteve në postime, gjithmonë marrim komente të mira, secili koment është më i mirë se tjetri.\”

Për fund, të dytë na tregojnë për \”recetën\” e një lidhje të lumtur.

\”Nuk mendojmë se ka ndonjë udhëzim adekuat për lidhje të mirë. Ndoshta sinqeriteti ndaj njëri-tjetrit, dashuria e pastër e pa hile si dhe të qenurit krah i djathtë i njëri-tjetrit janë faktor kryesor që një lidhje të ketë sukses\”, përfundojnë Albani e Ardiana.

Për të parë faqen e tyre në Facebook, klikoni – Ardiana & Alban – Couple.