Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Çiftet që shpenzojnë më pak në dasma, kanë martesa më të qëndrueshme

17:55 | 6 Janar 2020

Të mendosh për një martesë është si diçka që ndodh vetëm një herë në jetë – është një magji që mund të “shkatërrojë” kufijtë e çdo buxheti.

A është veshja apo unaza e njëjtë me atë të cilën e kemi ëndërruar por  jashtë buxhetit tuaj?

Nuk ka problem, është një sakrificë e denjë për diçka që do të zgjasë përgjithmonë. Por, para se të zhyteni në botën e kredisë dhe borxhit, kontrolloni për të parë se çfarë ekspertët thonë, njofton abcnews.al.

Studimet zbuluan se një martesë me shpenzime të vogla mund të jetë çelësi i një martese të qëndrueshme.

1.Një martesë e shtrenjtë nuk do të thotë një martesë e qëndrueshme

Ndërsa e gjithë industria e dasmave përpiqet të na bindë të shpenzojmë sa më shumë që të jetë e mundur në një martesë përrallore, profesorët në Universitetin Emory vendosën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë më parë – për të parë nëse ekziston një lidhje midis shpenzimeve të dasmës dhe kohëzgjatjes së martesës.

Për të arritur në përfundimin e tyre, ata panë festimet e dasmave të më shumë se 3,000 njerëzve. Ekspertët zbuluan se njerëzit që shpenzuan më pak se 1000 dollarë në ceremoninë e tyre të dasmës, kishin pothuajse një mundësi 50% më të lartë për të qëndruar së bashku, në krahasim me ata që shpenzuan më shumë se 20,000 dollarë.

E njëjta ide është e vërtetë edhe për unazën e fejesës. Kërcënimi për divorc  u rrit së bashku me çmimin e unazës.

2.Njerëzit hyjnë në borxhe dhe kjo bëhet një shqetësim më pas

Sipas ekspertëve, stresi i borxhit është një arsye e fortë që ndikon tek ndarjet. Studimet e mëparshme kanë treguar se një barrë monetare është çështja kryesore për të cilën diskutojnë çiftet. Dhe kjo është arsyeja e dytë (menjëherë pas mashtrimit) që çon në divorc.

Pra, magjia është mjaft e thjeshtë – një martesë e vogël nuk çon në borxhe dhe ka më pak arsye që do t’ju bëjnë të ndaheni.

Por ky konstatim nuk është i vetmi që u zbulua gjatë studimit. Profesorët gjithashtu zbuluan se ka disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni së bashku.

3.Ata që preferojnë të festojnë vetëm divorcohen më shpesh

Një martesë e shtrenjtë nuk është e njëjtë me një martesë të madhe. Hulumtimi konfirmon se çiftet, dasma e të cilëve kishin më shumë se 200 mysafirë prireshin të qëndronin së bashku, në krahasim me ata që festuan vetëm këtë ditë.

4.Një muaj mjalti zgjat kohëzgjatjen e martesës tuaj

Dhe nëse nuk dëshiron të kesh shumë njerëz përreth, ti mund të investosh në një muaj mjalti. Një pushim i bukur duket se i shton për shtat  një martese së lumtur- çiftet që vendosën të “zhduken” për aventura së bashku ishin 59% më të predispozuar të kishin një martesë të suksesshme.