Çiftet Obama dhe Clinton mbërrijnë në inaugurimin e Biden

Sot betohet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Bota

20/01/2021 16:47

Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kanë mbërritur në Capitol për inaugurimin e Biden, shkruan CNN.

Mbërritja e tyre u pasua nga ish-presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve më 2016, Hillary Clinton.