“Riafirmojmë përkushtimin ndaj parimeve kushtetuese”, “partneritet me aleatët strategjik” – Publikohet marrëveshja e plotë mes VV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK
Partia GUXO ka njoftuar se ka nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë ALTERNATIVA dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, duke e cilësuar këtë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe një angazhim të qartë përpara qytetarëve të Kosovës. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se ky bashkim nuk është i përkohshëm, por një…
Lajme
Partia GUXO ka njoftuar se ka nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë ALTERNATIVA dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, duke e cilësuar këtë si vazhdim të një rruge të përbashkët politike dhe një angazhim të qartë përpara qytetarëve të Kosovës.
Në komunikatën e kësaj partie thuhet se ky bashkim nuk është i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes, transmeton lajmi.net.
“Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi”, thuhet në komunikatë.
Marrëveshja e plotë:

GUXO thekson se prioritetet e këtij koalicioni janë forcimi i shtetit përmes institucioneve funksionale, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare.
“Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”, thuhet më tej.
Sipas komunikatës, koalicioni synon stabilitet politik, drejtim të qartë dhe një orientim të fortë euroatlantik të Kosovës, si dhe thellim të partneriteteve strategjike.
“Ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike: një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara”, thekson GUXO.
Në fund, Partia GUXO ka deklaruar se mbetet e përkushtuar që politika të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të shndërrohet në veprime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Kosovës./lajmi.net/