Cicinho zbulon detaje interesante: Isha i dehur në stërvitjet te Reali

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Cicinho ka zbuluar detaje interesante nga aventura e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

19/06/2022 22:54

Cicinho, dikur anëtar i kombëtares së Brazilit, ishte një nga mbrojtësit e nivelit më të lartë në periudhën e tij.

Lojtari kalonte te Real Madridi në vitin 2006, por suksesin nuk arriti ta menaxhonte mirë. Ai ka treguar së fundmi se si shkonte i dehur në stërvitjet e ‘Los Blancos’.

“Nëse pyesni a kam qenë ndonjëherë i dehur në stërvitjet te Reali: Po. Pastaj mora një kafe dhe largova aromën e alkoolit dhe vendosa parfum”, ka thënë Cicinho, transmeton lajmi.net.

“Si lojtar, ishte e lehtë. Nuk më duheshin para. Njerëzit paguanin për mua nëpër restaurante, ishin të lumtur të më kishin aty”, shtoi braziliani.

Cicinho aktualisht është 41 vjeçar. Lojtari do ta vazhdonte karrierën e tij te skuadra e Romës, pas aventurës me Realin. /Lajmi.net/