“Ciao” Juventus, Benatia zgjedh klubin e ri

Medhi Benatia ka pranuar se e ardhmja e tij te skuadra e Juventusit është në dyshim.

Sport

26/05/2018 09:42

Medhi Benatia pritet të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi maroken ka pranuar se e ardhmja e tij te skuadra e “Bianconerëve” është në dyshim duke pranuar se pëlqen Olympique Marseillen, klub i interesuar për transferimin e tij.

“Marseille? Më pëlqen, po ashtu edhe trajneri Rudi Garcia. Tani mendoj për Kampionatin botëror kurse më pas do të shohim se çka është më së miri për mua dhe Juventusin”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

Benatia në sezonin e fundit ka qenë mbrojtës titullar te skuadra nga Torino. /Lajmi.net/