Chris Brown titullon albumin me emrin e vajzës
Chris Brown e ka zbuluar emrin e albumit të tij të ardhshëm – Royalty!

ShowBiz
Këngëtari 26 vjeçar e ka titulluar albumin për shkak të vajzës së tij një vjeçare, me të cilën ka pozuar në tapetin e kuq të Billboard Music Awards në muajin Maj.
Chris momentalisht është i angazhuar me turneun e tij, së bashku me Kid Ink, Omarion, Fetty Wap dhe Teyana Taylor.
Ai ka planifikuar ta publikojë albumin e ardhshëm në vjeshtë ndërsa së fundmi është lasuar bashkëpunimi i tij me Rita Orën ‘Body on me’./KlanKosova
