Chloe Grace Moretz i bashkohet kastit të filmit ‘Neighbors 2’

Chloe Grace Moretz i bashkohet Zac Efron e Seth Rogen në pjesën e dytë të komedisë Neighbors.

ShowBiz

24/07/2015 10:48

Aktorja e filmit ‘If I Stay ka nënshkruar me Universal për t’u bërë pjesë e vazhdimit të komedisë së tyre të suksesshme ‘Neighbors’, transmeton Lajmi.net.

Nicholas Stoller do kthehet si regjosr me skenar të Andrew J. Cohen dhe Brendan O’Brien ndërsa yjet e pjesës së parë, Seth Rogen, Zac Efron dhe Rose Byrne të gjithë do përsërisin rolet e tyre.

Komedia ka bërë 268 milionë dollarë në vitin 2014 ndërsa pjesa e dytë do të dalë më 13 maj të vitit 2016.(Lajmi.net)