Chiesa rikthehet në stërvitjet e Juventus
Federico Chiesa është kthyer në stërvitjet e Juventus, por s’ka bërë seanca të plota. Ylli italian, Chiesa ka dhënë sinjale të mira te skuadra e Juventus, duke marrë pjesë pjesërisht në stërvitjet e skuadrës, përcjell lajmi.net. Skuadra e Juventus ka konfirmuar se lojtari sulmues ka marrë sot pjesë në seancën stërvitore në Continassa. 24-vjeçari pësoi…
Sport
Federico Chiesa është kthyer në stërvitjet e Juventus, por s’ka bërë seanca të plota.
Ylli italian, Chiesa ka dhënë sinjale të mira te skuadra e Juventus, duke marrë pjesë pjesërisht në stërvitjet e skuadrës, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Juventus ka konfirmuar se lojtari sulmues ka marrë sot pjesë në seancën stërvitore në Continassa.
24-vjeçari pësoi një dëmtim në ligamente në fitoren 4:3 të Juventus ndaj Roma në janar. Që atëherë, lojtari është jashtë fushave.
Chiesa ka nisur tashmë rikthimin gradual dhe shpresa e Juves është ta kenë lojtarin gati pak para Kupës së Botës.
Mbetet të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve të italianit. /Lajmi.net/