Chiesa: Nuk mendoj për interesimin e Juventus

Federico Chiesa ka folur për vëmendjen që po merr nga skuadrat e mëdha.

Sport

09/05/2020 17:45

Anëtari i Fiorentina, Chiesa, i cili shihet si e ardhmja e futbollit italian, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira.

Përkundër interesimit nga kampionët e Italisë, lojtari ka thënë se është i fokusuar vetëm në të tashmen dhe nuk mendon për të ardhmen.

“E tashmja është koha e vetme për të cilën interesohem”, ka thënë Chiesa, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj për stërvitjet ditore, synimin e tanishëm. Shpresoj  të kthehemi në fushat e blerta. Të tjerat do të vijnë pastaj”, ka shtuar lojtari.

Chiesa është një nga synimet kryesore të Juventus. Mbetet të shihet cila do të jetë oferta e ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/