Chiesa nuk është pjesë e skuadrës së Juventus as për ndeshjen ndaj Benfica

Rikthimi i Federico Chiesa vazhdon të vonojë. Ylli italian, Federico Chiesa vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta që nga lëndimi i pësuar në sezonin e kaluar. Lojtari pritej të ishte i përfshirë në listë për ndeshjen e mesjavës ndaj Benfica, por Massimiliano Allegri ka pasur plane tjera. Trajneri italian ka zbuluar sot listën me…

Sport

24/10/2022 18:40

Rikthimi i Federico Chiesa vazhdon të vonojë.

Ylli italian, Federico Chiesa vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta që nga lëndimi i pësuar në sezonin e kaluar.

Lojtari pritej të ishte i përfshirë në listë për ndeshjen e mesjavës ndaj Benfica, por Massimiliano Allegri ka pasur plane tjera.

Trajneri italian ka zbuluar sot listën me 20 emrat për ndeshjen e nesërme, por Chiesa s’është aty, përcjell lajmi.net.

Chiesa është stërvitur sot me pjesën tjetër të lojtarëve, por Allegri s’dëshiroi të rrezikonte asgjë me të.

Mungesa të tjera të mëdha për Juventus janë edhe Paul Pogba, Leandro Paredes e Gleison Bremer. /Lajmi.net/