Chiellini i hapur për transferim në MLS: Jam i hapur për të provuar diçka jashtë Italisë

Giorgio Chiellini ka dhënë disa komente lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Sport

16/05/2022 23:49

Ikona italiane ka luajtur sot ndeshjen e fundit para publikut të Juventus dhe pas 17 viteve me klubin do të largohet në fund të sezonit.

Veterani është shprehur i hapur për të nisur një aventurë të re, por jashtë kampionatit italian.

“Jam i hapur për të provuar diçka të re jashtë Italisë. Është diçka që kam dashur ta bëjë gjithmonë”, ka thënë Chiellini, transmeton lajmi.net.

“Do ta vendosi bashkë me familjen, së shpejti”, ka shtuar ai.

Los Angeles FC janë skuadra që po shtynë për transferimin e Chiellini. Thuhet se tashmë ka një ofertë në tavolinë. /Lajmi.net/