Cheryl Cole: Më është thënë se do jetoj vetëm 24 orë
Këngëtarja angleze, Cheryl Cole ka zbuluar se disa vite më parë asaj i është dhënë vetëm edhe 24 orë jetë, pas sëmundjes së Malarias.

ShowBiz
Katër vite më parë, Cheryl Cole ishte duke luftuar për jetë pas sëmundjes së Malarias që e morri gjatë shëtitjes së saj në Tanzani.
“Kur unë u ngjita në Kilimanxharo pesë vite më parë, ishte sinqerisht gjëja më e vështirë që unë kam bërë”.
“Unë nuk kam menduar asnjëherë se një vit më vonë, do të kisha sëmundjen e Malarias dhe do të vija në atë pikë që do doktorët të më thonë se kam vetëm 24 orë jetë”.
“Ishte gjëja më e frikshme që kam mundur të imagjinoja për mua, familjen time dhe shokët e mi”, tha këngëtarja për media.