Cherubini do të zëvendësojë Paraticin te Juventusi

Federico Cherubini pritet që të zëvendësojë Fabio Paraticin në rolin e drejtorit sportiv te Juventusi.

Sport

26/05/2021 19:17

Pas plotë 11 viteve te “Bianconerët”, Juventus vendosi të mos i rinovojë kontratën Paraticit, transmeton lajmi.net.

Tani, gazetarët italian bëjnë të ditur se Cherubini do të marrë përsipër këtë detyrë.

Romeo Agresit është korrespodent i “Zonjës së Vjetër” për Goal dhe ka qenë njëri ndër të parët që ka konfirmuar këtë lajm.

Cherubini ishte pjesë e klubit edhe më herët, veçse tani do të promovohet në rolin e drejtorit sportiv./Lajmi.net/