Chelsea po udhëheq garën për nënshkrimin me Coman

Klubi anglez, Chelsea, janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin Kingsley Coman.

Sport

07/06/2021 12:42

Sipas ‘Bild’, Chelsea dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me Comanin, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës, janë ‘Blutë’ ata që po udhëheqin garën për nënshkrimin e 24-vjeçarit, për shkak të raporteve të mira që ka trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel me klubet gjermane, duke përfshirë edhe “Bavarezët”.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje me fanellën e Bayernit në Bundesliga duke realizuar pesë gola. /Lajmi.net/