Chelsea synon transferimin e Denzel Dumfries

Denzel Dumfries është në radarin e Chelsea. Lëndimet e Reece James kanë shtyrë Chelsean që të hulumtojë për alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes. Fabrizio Romano bën të ditur se Chelsea janë gati të bëjnë një ofertë për holandezin Dumfries, të cilin po e pëlqejnë tash e sa kohë, përcjell lajmi.net. Mbrojtësi i Inter…

Sport

10/11/2022 14:31

Denzel Dumfries është në radarin e Chelsea.

Lëndimet e Reece James kanë shtyrë Chelsean që të hulumtojë për alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Fabrizio Romano bën të ditur se Chelsea janë gati të bëjnë një ofertë për holandezin Dumfries, të cilin po e pëlqejnë tash e sa kohë, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i Inter do t’i kushtonte skuadrës londineze diku rreth 30 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për ta.

Graham Potter po synon të rindërtojë fazën e mbrojtjes dhe Dumfries është një nga emrat që po zë vend në listën e dëshirave. /Lajmi.net/