Chelsea, shumë pranë marrëveshjes me Joe Shield për postin e drejtorit të transferimeve

Chelsea është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Joe Shields për postin e drejtorit të transferimeve. Londinezët janë duke tentuar që ta zgjidhin sa më shpejt që është e mundur këtë çështje, në mënyrë që merkatoja e janarit t’i gjejë gati. Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se Shields do të jetë në krye të…

Sport

14/10/2022 11:10

Chelsea është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Joe Shields për postin e drejtorit të transferimeve.

Londinezët janë duke tentuar që ta zgjidhin sa më shpejt që është e mundur këtë çështje, në mënyrë që merkatoja e janarit t’i gjejë gati.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se Shields do të jetë në krye të shit-blerjeve te “Blutë”, por ajo që mund të thuhet është se palët janë tejet pranë marrëveshjes.

Shields po vlerësohet nga drejtuesit e Chelseas veçanërisht për punën që ai ka bërë te Southamptoni e Manchester City

Një ndër punët me të cilat mund të lavdërohet Shields është pa dyshim zbulimi i talentëve të rinj, si Phil Foden. /Lajmi.net/