Chelsea shënon fitore komode kundër Tottenham

Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Tottenham.

Sport

19/09/2021 19:22

“Blutë” e Londërs arritën të mposhtin rivalin lokal me rezultat bindës 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, ngase pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve.

Thiago Silva zhbllokoi rezultatin pas një harkimi të Alonsos (49′).

Ndërsa, pas tetë minutave, N’Golo Kante gjuajti nga distanca dhe pas një devijimi, topi përfundoi në gol (57′).

Chelsea ia doli të shënoi sërish, krejt në fund të takimit përmes mbrojtësit Antonio Rudiger, që u asistua nga Timo Werner (90+2).

Chelsea me këtë fitore merr kreun me 13 pikë, derisa Tottenham zë vendin e shtatë me nëntë pikë./Lajmi.net/