Chelsea s’di të ndalet, Evertoni i Ancelottit ‘viktima’ e radhës
Chelsea ka shënuar edhe fitoren e tetë nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.

Sport
“Blutë” fituan me rezultat 2 – 0 ndaj skuadrës së Evertonit, shkruan lajmi.net.
Pas një aksioni të shpejtë, Marcos Alonso asistoi për Kai Havertz, gjuajtja e të cilit u devijua nga Godfrey dhe përfundoi në gol (31′).
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, derisa londinezët gjatë pjesës së dytë ishin edhe me në formë.
Së pari, Havertz realizoi gol të bukur, por anulua nga VAR për arsye të prekjes së topit me dorë (54′).
Gjermani dëshmoi se ka rigjetur formën duke fituar një penallti, pasi u faullua nga portieri Pickford, të cilën e realizoi Jorginho (65′).
Në minutat në vazhdim, dy raste të artë i kishte Timo Werner, por nuk ia doli të shënojë në përballjen një kundër një ndaj portierit kundërshtar dhe rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 0.
Me këtë fitore, Chelsea mban pozitën e katërt me 50 pikë, derisa Everton renditët në një vend me poshtë me 46 sosh, por skuadra e Ancelottit ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/