Chelsea rrëzohet në ‘Elland Road’, Leeds United ia shënon tri gola për tri pikët

Chelsea është mposhtur në udhëtim kundër Leeds United. Skuadra e Leeds United ka bërë befasinë, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net. Nikoqirët ishin tejet të organizuar në këtë ndeshje dhe arritën të gjenin golin e parë në minutën e 33’, pas një gabimi të rëndë të Edouard Mendy. Topin në  rrjetë e dërgoi…

Sport

21/08/2022 16:51

Chelsea është mposhtur në udhëtim kundër Leeds United.

Skuadra e Leeds United ka bërë befasinë, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.

Nikoqirët ishin tejet të organizuar në këtë ndeshje dhe arritën të gjenin golin e parë në minutën e 33’, pas një gabimi të rëndë të Edouard Mendy. Topin në  rrjetë e dërgoi Aaronson.

Vetëm katër minuta më vonë, Leeds gjetën golin e dytë, kësaj radhe me Rodrigo që regjistroi emrin në listën e golashënuesve.

Chelsea bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, por këto ndryshime nuk u vërejtën në rezultat. Madje, Leeds gjeti edhe golin e tretë në minutën e 69’, me Harrison.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq u përkujdes Kalidou Koulibaly, i cili në minutën e 84’ u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë). Kështu, senegalezi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme.

Leeds shkon në kuotën e shtatë pikëve me fitoren e regjistruar sot, kurse Chelsea mbetet me katër pikë në tri ndeshje. /Lajmi.net/