Chelsea refuzon të heq dorë nga Haaland

Kampioni i Evropës, Chelsea mbetet në garë për transferimin e sulmuesit së Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

08/06/2021 09:57

Trajneri i “Bluve”, Thomas Tuchel është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe norvegjezi është ndër prioritetet kryesore, transmeton lajmi.net.

Sipas Daily Telegraph, Chelsea do provojë ta transferojë 20-vjeçarin, edhe pse janë në dijeni sa vështirë do jetë transferimi i Haaland në verë.

Mediumi anglez raporton se klubi londinez do përfshirë Tammy Abraham në ofertë plus para që ta bind Chelsean.

Pos Haaland, Chelsea është i lidhur edhe me yllin e Tottenhamit, Harry Kane dhe sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Haaland kaloi një tjetër edicion të mrekullueshëm duke shënuar 41 gola dhe dhuruar 12 asistime në 41 paraqitje./Lajmi.net/