Chelsea prezanton fanellën e re për sezonin 2021/22

Klubi londinez Chelsea ka prezantuar sot fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Sport

13/05/2021 09:30

Përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘twitter’, Chelsea ka prezantuar edhe fanellat e reja, raporton lajmi.net.

Ato janë të bazuara në stilin e viteve 60-ta dhe të punuara në bashkëpunim me Nike.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro pa përfunduar sezoni aktual, ata mund t’i përdorin këto fanella në njërën prej atyre takimeve./Lajmi.net/