Chelsea po konsideron shitjen e Ziyechit

Klubi anglez, Chelsea, mund të largojë nga skuadra mesfushorin Hakim Ziyech.

Sport

06/06/2021 13:04

Sipas ‘Calcio Mercato’, Chelsea është e hapur për shitjen e Ziyech, raporton lajmi.net.

Anësori marokenë, duket se ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Italia, dhe Chelsea është e hapur për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës.

28- vjeçari, u bashkua me ‘Blues’ nga Ajax sezonin e kaluar, por nuk ka përmbushur pritjet në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”.

Chelsea mund të lejojë Ziyech të largohet nëse marrin një ofertë të përshtatshme, me Napolin dhe Milanin që mendohet të jenë duke vëzhguar situatën e tij. /Lajmi.net/