Chelsea përforcon kreun me Schurrlen

Chelsea fitoi në udhëtim tek Fulham me rezultat 3:1, falë paraqitjes fantastike nga Andre Schurrle, dhe e përforcoi pozitën e parë në Premierligë. Reprezentuesi gjerman ishte më meritori në fitoren e rëndësishme të Blues, pasi realizoi het-trik që e ngjiti skuadrën e tij në kuotën e 63 pikëve, katër më tepër se Arsenali që humbi…

Sport

01/03/2014 16:52

Chelsea fitoi në udhëtim tek Fulham me rezultat 3:1, falë paraqitjes fantastike nga Andre Schurrle, dhe e përforcoi pozitën e parë në Premierligë.

Reprezentuesi gjerman ishte më meritori në fitoren e rëndësishme të Blues, pasi realizoi het-trik që e ngjiti skuadrën e tij në kuotën e 63 pikëve, katër më tepër se Arsenali që humbi si mysafir i Stoke Cityt me rezultat 1:0.

Pas një pjese të parë pa gola, Schurrle kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 52’të, kurse më pas shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë në minutat 65 dhe 69 duke kompletuar het-trikun, me çka ia siguroi skuadrës së tij fitoren në Craven Cottage.

Krejt çka arritën të bëjnë vendasit në vazhdim ishte të realizojnë golin e ngushëllimit nëpërmjet Johnny Heitingas në minutën e 74’të.

Fitorja e përforcoi Chelsean në krye të Premierligës – edhe pse londinezët kanë gjashtë pikë më shumë, por dy ndeshje më pak se Manchester City në pozitën e tretë – kurse Fulham mbetet i fundosur në fund me vetëm 21 pikë.