Chelsea ofroi 10 milionë euro për Dembelen në janar
Chelsea në afatin kalimtar dimëror dështoi të kompletoi transferimin e yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sport
Meqenëse vendosi të mos rinovojë kontratën që i skadoi në verë në “Camp Nou”, Dembeles iu kërkua që të gjejë klub tjetër dhe të largohet në mesin e sezonit, transmeton lajmi.net.
Chelsea me trajnerin Thomas Tuchel që kishte punuar në të kaluarën te francezi, ishin të lidhur me 24-vjeçarin.
Sipas “Sport”, kampioni i Evropës ishte gati të paguante 10 milionë euro plus bonuset për të siguruar shërbimet e Dembeles në janar.
Sidoqoftë, Dembele nuk pranoi të largohet nga Barcelona në janar, ngase preferoi të qëndronte deri në verë, pastaj të sheh të gjitha ofertat nga klubet e mëdha evropiane.
Raporti shton se përpos Chelseas, Man United, PSG dhe Juventus duan shërbimet e francezit./Lajmi.net