Chelsea nuk e brengos Lavezzin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi ka thënë se mundësia e përmbysjes së rezultatit 3:1 në udhëtim te Chelsea në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk e brengos aspak. Lavezzi inspiroi gjigantin francez në fitoren ndaj Blues në duelin e parë të mërkurën mbrëma. Argjentinasi ishte anëtar i ekipit të Napolit…

Sport

03/04/2014 08:34

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi ka thënë se mundësia e përmbysjes së rezultatit 3:1 në udhëtim te Chelsea në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk e brengos aspak.

Lavezzi inspiroi gjigantin francez në fitoren ndaj Blues në duelin e parë të mërkurën mbrëma. Argjentinasi ishte anëtar i ekipit të Napolit që u eliminua nga gara nga Chelsea më 2011-13 pas fitores 3:1 në takimin e parë, por kësaj radhe ai pret një situatë krejt tjetër.

“Nuk jam i brengosur se Chelsea do të realizojë një tjetër rikthim si ai kundër Napolit, sepse ky është një ekip krejt ndryshe dhe shpresojmë të shkojmë tutje”, deklaroi Lavezzi për uebfaqen zyrtare të UEFA-së.

“Goli në fund ishte shumë i rëndësishëm. Do të shkojmë në Londër duke u ndjerë më rehat. Nuk e di nëse jemi favorit, por nuk do të jetë e lehtë. Do të mundohemi të fitojmë edhe atje në mënyrë që të kualifikohemi në gjysmëfinale”. Ndeshja e kthimit në Stamford Bridge zhvillohet më 8 mars.