Chelsea nuk do të aktivizojë klauzolën e blerjes së Saul në fund të sezonit

Chelsea nuk do ta bëjë të përhershëm huazimin e Saul Niguez nga Atletico Madrid, raporton 'La Razon'.

Sport

22/10/2021 17:36

Mesfushori spanjoll ka dështuar të bëjë ndikimin e dëshiruar në Stamford Bridge dhe asnjë opsion blerjeje nuk do të përdoret pasi opsionet alternative janë eksploruar.

Saul ka luajtur vetëm 45 minuta në Premier Ligë këtë sezon, në fitoren 3-0 të Chelseas ndaj Aston Villas më 11 shtator.

Spanjolli kishte pasur një performancë shumë të dobët atë ndeshje, dhe ishte zëvendësuar menjëherë në pjesën e dytë, duke mos zhvilluar më asnjë minutë të mundshëm, me Tuchel që i ka dhënë përparësinë mesfushorëve si Kovacic dhe Loftus-Cheek. /Lajmi.net