Chelsea nuk do ta transferojë Higuainin gjatë këtij afati kalimtar

Afati kalimtar dimëror ka filluar me disa befasi dhe transferime të mëdha.

Sport

03/01/2019 19:06

Është deri më tani transferimi i Christian Pulisic nga Borussia Dortmund tek Chelsea që ka qenë transferi më i madh.

Por, është thënë se skuadra londineze do të kryej një lëvizje edhe për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili momentalisht po paraqitet me Milan, ku aty luan si i huazuar.

Sipas “Goal”, Chelsea dhe Higuain nuk do të arrijnë asnjë marrëveshje gjatë kësaj merkato, sepse do të jetë e komplikuar për shkak se kartoni i tij i takon skuadrës së Juventus, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi ka punuar edhe më herët nën urdhrat e trajnerit aktual të Chelsea, Maurizio Sarri, deri sa palët ishin pjesë të Napolit.

Forma e dobët e Alvaro Moratas dhe Olivier Giroud ka bërë që “blutë “ të mendojnë për një sulmues të tretë. /Lajmi.net/