Chelsea nis bisedimet me Realin për rikthimin e Hazard

Chelsea është duke pasur bisedime me Real Madridin për sulmuesin Eden Hazard.

Sport

11/10/2021 09:20

Belgu është legjendë te Chelsea pas një karrierë të shkëlqyer në “Stamford Bridge” mes viteve 2012 – 2019, por forma nuk ishte edhe në “Santiago Bernabeu” që dy vite, transmeton lajmi.net.

Shumica e tifozëve të “Bluve” e duan rikthimin e Hazard, derisa El Nacional raporton se presidenti i londinezëve Roman Abramovich dëshiron gjithashtu rikthimin.

Chelsea ka pasur disa bisedime për rikthimin e Hazard, ku edhe klubi spanjoll është i hapur ta lejojë të largohet.

Chelsea për momentin ka opsione të mira në sulm me lojtarë si Christian Pulisic, Kai Havertz dhe Hakim Ziyech, por në rast që Tuchel arrin ta rikthejë në formën e mëparshme Hazardin, atëherë është e sigurt se ky i fundit do jetë në formacionin bazë.

Bisedimet e tjera do realizohet gjatë verës, ngase Hazard u lëndua sërish dhe nuk dihet sa do mungojë./Lajmi.net/