Chelsea në negociata të avancuara me yllin e Juventusit

Chelsea raportohet se është në negociata të avancuara me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Sport

20/10/2021 10:21

Holandezi thuhet se është penduar për kalimin te Juventus, ngase assesi nuk e ka gjetur formën e duhur, transmeton lajmi.net.

Chelsea dhe Barcelona raportohet se e duan De Ligt, edhe pse Sport raporton se futbollisti dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

Chelsea ka pasur kontakt me agjentin e De Ligt, ngase “Blutë” dan një mbrojtës shkaku qe nuk e dinë situatën e Antonio Rudigerit.

Trajneri Thomas Tuchel provoi për të nënshkruar me Jules Kounde nga Sevilla, por nuk ia doli në verë.

22-vjeçari në të kaluarën ka pasur mundësi të kalonte te Barcelona, mirëpo zgjodhi Juventusin në atë kohë dhe mesa duket është penduar./Lajmi.net/