Chelsea shkon në gjysmëfinale të Kupës FA
Chelsea mposhti në çerekfinale ekipin e ligës së dytë të Anglisë, Middlesbrough.
Sport
Chelsea arrin në gjysmëfinale të Kupës FA, pasi mposhti me rezultat 2:0 Middlesbrough.
Përkundër probleme që po kalojnë në klub ‘Londinezët’, nuk po e shfaqin shqetësimin e tyre në fushë.
Lukaku ishte ai që hapi serinë e golave për Chelsea, në minutën e 15` të ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Ziyech e dyfishoi epërsinë e ‘Bluve të Londrës’, në minutën e 31` të ndeshjes.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me atë rezultat. Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin nga Chelsea, por që gola nuk kishte.
Chelsea do të kuptojë kundërshtarin e tij në gjysmëfinale më 20 mars, pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/