Chelsea në epërsi pas pjesës së parë (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë mes Chelseas dhe Burnleyt në kuadër të xhiros së 11-të në Premier Ligë.

Sport

06/11/2021 16:48

Gjermani Kai Havertz i ka dhënë epërsinë skuadrës së tij pas pjesës së parë, duke realizuar një gol më kokë nga një harkim i bukur i Reece James në minutën e 33-të.

Për të parë golin klikoni këtu – VIDEO

Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera që janë duke u zhvilluar në kohë të njëjtë, skuadra e Rashicës, Norwich është duke fituar me rezultat 2-0 si mysafir i Brentford, gjersa në sfidën tjetër mes Crystal Palaces dhe Wolves rezultati është pa gola pas pjesës së parë. /Lajmi.net