Chelsea në bisedime me Barcelonën – ofron 50 milionë euro për lojtarin e tyre

Chelsea ka vendosur sytë te mesfushori ofensiv i Barcelonës, Fermin Lopez. Sipas David Ornstein nga The Athletic, londinezët po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit, edhe pse ende nuk ka pasur kontakte direkte me klubin katalunas. Për momentin, Chelsea është duke negociuar me kampin e lojtarit, teksa po planifikon lëvizjet në rast largimesh brenda…

Sport

26/08/2025 16:32

Chelsea ka vendosur sytë te mesfushori ofensiv i Barcelonës, Fermin Lopez.

Sipas David Ornstein nga The Athletic, londinezët po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit, edhe pse ende nuk ka pasur kontakte direkte me klubin katalunas.

Për momentin, Chelsea është duke negociuar me kampin e lojtarit, teksa po planifikon lëvizjet në rast largimesh brenda skuadrës.

Raportimet e The Athletic konfirmojnë lajmet e mëparshme nga Diario Sport, ku thuhej se Chelsea është e gatshme të bëjë një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh për Fermin, nëse Barcelona jep dritën jeshile për transferimin.

Strategjia e londinezëve është e qartë: fillimisht të bindin lojtarin, e më pas të avancojnë me ofertën për ta siguruar atë në afatin kalimtar.

Megjithatë, Barcelona mban kartën më të fortë në dorë. Kontrata e Ferminit përmban një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh, gjë që i jep klubit katalunas kontroll të plotë mbi të ardhmen e tij.

Pa dëshirën e Barçës dhe pa vendimin e lojtarit për t’u larguar, marrëveshja nuk ka gjasa të realizohet.