Chelsea mposht PSG-n edhe në Twitter

Ekipi që menaxhon rrjetet sociale të Paris Saint-Germain shquhen për ngacmimet e tyre, sidomos në rastet kur duhet bërë këtë në drejtim të ndonjë skuadre kundërshtare. Andaj, me ekipin e tyre në epërsi 3:1 para ndeshjes së kthimit me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjiganti francez mendoi se ishte koha ideale për të…

Sport

09/04/2014 07:39

Ekipi që menaxhon rrjetet sociale të Paris Saint-Germain shquhen për ngacmimet e tyre, sidomos në rastet kur duhet bërë këtë në drejtim të ndonjë skuadre kundërshtare.

Andaj, me ekipin e tyre në epërsi 3:1 para ndeshjes së kthimit me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjiganti francez mendoi se ishte koha ideale për të bërë një gjë të tillë, duke publikuar disa fotografi me qëllim për të bërë shaka me skuadrën e Jose Mourinhos.

Por, pavarësisht vetëbesimit të tyre, Chelsea nuk duhet të përjashtohet nga gara, e sidomos në Ligën e Kampionëve, dhe londinezët kompletuan një rikthim sensacional. Golat nga Andre Schurrle dhe Demba Ba e udhëhoqën Chelsean drejt gjysmëfinales, duke eliminuar Parisin nga gara.

 

Andaj tifozët e Chelseas vendosën që t’i kundërpërgjigjen llogarisë së PSG-së në Twitter duke ua përkujtuar se: “S’ka më Ligë të Kampionëve për PSG-n, vetëm kifle”.