Chelsea mposht me rezultat të thellë Malmon, Juventusi dhe Bayerni arrijnë fitoret e radhës

Skuadra angleze ka arritur një fitore të lehtë në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/10/2021 22:57

Chelsea ka arritur të mposht me rezultat të thellë Malmon 4-0, shkruan lajmi.net.

The Blues ishin dominues nga fillimi dhe arritën të kalojnë herët në epërsi me golin e Andreas Christensen në min e 9′.

Gjiganti anglez nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme drejt portës së ekipit anglez.

Ishte Jorginho ai që arrit të dyfshiojë epërsinë me golin e tij në min e 21′ nga penalltia, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me Chelsean që vazhdoi dominimin dhe gjeti golin e tretë në min e 48′ përmes Kai Havertz.

Kurse Jorginho shënoi sërish në min e 57′ për të vulosur rezultatin përfundimtarë 4-0.

Me këtë fitore tani Chelsea ka gjashtë pikë në grupin H, kurse Malmo mbetet pa pikë.

Në anën tjetër Juventusi ka mposhtur Zenitin 0-1 falë golit të Dejan Kulusevskit, ndërsa Bayerni ka fituar ndaj Benfikës 0-4.

Leroy Sane shënoi dy gola, Robert Lewandowski një herë ndërsa një tjetër ishte autogol i Everton.

Këto janë rezultatet e gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00. /Lajmi.net/